Shërbimi rus i inteligjencës (FSB) u ngarkua të neutralizonte liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin , pas kryengritjes së dështuar të fundjavës së kaluar.
Kështu deklaroi kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov , në një intervistë për The War Zone.
“Ne e dimë se vrasja e Prigozhinit iu besua FSB-së. A do ta arrijnë këtë? Do të shohim me kohë. Në çdo rast, të gjitha këto sulme të mundshme ndaj tij nuk do të jenë të shkurtra. Ata do të kenë nevojë për pak kohë për t’u përgatitur. Por dua të theksoj edhe një herë se kjo është një pyetje e hapur. A do të mund ta bëjnë? A do të guxojnë ata?”, deklaroi Budanov.
Sipas zyrtarit ukrainas, nëse Prigozhin do të kishte zbatuar planin e tij origjinal me kryengritjen, Rusia tashmë do të ishte ndarë në të paktën dy pjesë.