Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve basketbollistike.
Klankosova.tv merr vesh nga burimet se dy prej të arrestuarve janë trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti.
Gjyqtari Mehmeti pak kohë më parë është përjashtuar përjetë nga FIBA, për të gjykuar ndeshje, për shkak se siç ishte thënë në njoftimin e kësaj federate, ai ishte përfshirë në trukimet e disa ndeshjeve.
Mehmeti dyshohet për trukimet e disa takimeve në Ligën Ballkanike.
Në të njëjtin dyshim është edhe trajneri Rifati, i cili dyshohet që sa kohë për kurdisje të ndeshjeve.