-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i BE-së: Pasoja negative nëse nuk ka de-përshkallëzim të menjëhershëm në Kosovë

Këshilli i Bashkimit Evropian (Këshilli Evropian) ka dalë sot me disa konkluza për marrëdhëniet e jashtme, Mesdheun Lindor dhe pika të tjera.

Në kapitullin e Marrëdhënieve të Jashtme, është edhe pjesa për Kosovën, ku thuhet se Këshilli Evropian “dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës” dhe bën thirrje “për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”.

Në konkluzën numër 41, thuhet po ashtu se palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës.

Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet “do të ketë pasoja negative”.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, është thënë në konkluzën e Këshillit Evropian për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img