-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

E konfirmon policia, sot u arrestuan tre persona me dyshimin për kurdisje të ndeshjeve

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e personave për kurdisje të ndeshjeve.

Në një njoftim të saj, Policia e Kosovës zbuloi se sot janë arrestuar tre persona që dyshohen se janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.

Arrestimet janë realizuar në lokacione të ndryshme, ndërsa dy prej të arrestuarve thuhet se janë, referi i basketbollit, Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img