Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pasi ky i fundit në një intervistë për Euronews ka thënë se kritikohet herë se ia mban anën Prishtinës e herë se ia mban anën Beogradit, gjë që sipas tij tregon se si emisar është diku në mes.
Zulfaj ka thënë se Mirosalav Lajcak beson se roli i tij është të jetë në mes, pavarësisht vlerave.
Këshilltari i Kurtit ka thënë se Lajçak është në mes të demokracisë dhe autokracisë, në mes të drejtës së Kosovës për të ekzistuar si shtet sovran që Serbia refuzon ta njohë dhe kërkesës së Serbisë për një Republika Srpska në Kosovë.
“Emisari i BE-së beson se roli i tij është të jetë në mes.
Në mes pavarësisht vlerave.
Në mes të demokracisë dhe autokracisë.
Në mes të së drejtës së Kosovës për të ekzistuar si shtet sovran, të cilën Serbia refuzon ta njohë, dhe kërkesës së Serbisë për një Republikë Srpska në Kosovë”, ka shkruar Zulfaj.