Gazetari, Valon Syla, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i cili nuk mundi të hyjë si ‘hero’ i proceseve më të rëndësishme të Kosovës, do të hyjë në histori si i pari lider kosovar që na solli sanksionet.
Në një postim në Facebook, Syla ka reaguar për sanksionet që pritet të marrë Bashkimi Europian ndaj Kosovës, por me gjasë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Syla ka thënë se kjo është fatkeqësi, derisa ka numëruar se çfarë ka përjetuar deri tash në histori të Kosovës, duke cekur në fund këtu edhe sanksionet nga ndërkombëtarët.
Ai ka thënë se njeriu që s’i besoi Rambujesë, Pavarësisë dhe Procesit të Vjenës, që nuk mundi të hyjë në histori si ‘hero’ i këtyre proceseve, a do të hyjë në histori si i pari lider kosovar që na solli sanksionet.
“A është ky mision i Albin Kurtit, apo thjeshtë një kryengritje e budallme e një njeriu që është thjeshtë viktimë i edukimit të keq komunist, jugosllav e enverist. A po i çelni sytë kadale, apo hala po ju mban inati që e zgjidhet këtë degjenerim politik. Apo po doni me u ngi Vetëvendosje edhe pak”, ka shkruar Syla.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbisë që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja.
Çështja e tensioneve në Kosovë ka qenë temë diskutimi gjatë ditës së djeshme në shefave të shteteve të BE’së, në Bruksel, e njëjta temë diskutimi pritet të jetë edhe sot.
Ndërsa brenda kësaj jave vendosen edhe zyrtarisht sanksionet e BE’së ndaj Kosovës, ashtu siç është paralajmëruar.