-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kur do të kthehen në punë tre policët që u rrëmbyen nga Serbia?

Tre policët që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor e u liruan të hënën, janë vizituar dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ai i Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku.

Sipas njoftimit të Policisë, Hoxha dhe menaxhmenti i PK’së u kanë ofruar policëve mbështetje dhe përkrahje morale, derisa kanë thënë se presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit.

“Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.:, thuhet në njoftim.

“Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare”.

“Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre”, vijon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img