Sonte Tirana mirëpret një prej yjeve më të njohura në botë të muzikës, Enrique Iglesias.
Artisti nga Spanja pritet të performojë në sheshin “Skënderbej” hitet e tij më të njohura si “Bailando”, “Hero”, “Subeme la radio”, e shumë të tjera.
Për këtë koncert kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një status në Facebook se fton fansat e këngëtari dhe publikun shqiptar që t’i bashkohen koncertit të madh.
“Mirë mëngjes, dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.