Pas propozimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për të përfunduar një herë e mirë situata mes Kosovës e Serbisë, kanë vërshuar komentet nga shumë kush.
Profesori i Historisë, Mentor Hasani, në Klan Kosova, ka thënë se kjo ide duket shumë serioze, pasi ka marrë mbështetje edhe nga Këshilli Evropian.
Megjithatë, sipas Hasanit, në rrethanat aktuale, kur Kosova po kritikohet nga ShBA e BE, një konferencë e tillë nuk mund të jetë në favor të Kosovës. Këtë Hasani e merr për parasysh rrethanat e konferencave të tjera ndërkombëtare ku u prekën çështjet e shqiptarëve.
Ndërkohë, Hasani në “Sytë 7”, tek gazetari Enis Reçica, tha se shqiptarët nuk kanë përvoja të mira nga Konferencat e më hershme, sikurse ajo e Berlinit apo e Londrës ku humbën shumë territore.
Por, profesori i historisë, shtoi se në këto konferenca, shqiptarët kryesisht nuk ishin unik në kërkesat e tyre, andaj edhe humbën shumë.
Për këtë çështje, Hasani kërkon unitet të brendshme edhe në aktualitetin e Kosovës, mes subjekteve opozitare politike dhe opinionit publik, që më pas Kosova, nëse veç bëhet një konferencë e tillë, të përfitoj kundrejt Serbisë, që gjithmonë ka qëndrim agresiv ndaj Kosovës.