Një grua nga Isniqi i Deçanit ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në brendinë e shtëpisë së saj.
Në shtëpi janë vjedhur një shumë parashë dhe një sasi ari.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 22:05.
Raporti i plotë:
“Fsh. Isniq, Deçan 29.06.2023-22:05 – Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë saj dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parashë dhe një sasi ari. Rasti në procedurë hetimore”.