2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kosova të tregojë që rajoni i përket Procesit të Berlinit dhe jo ëndrrave të Kremlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si një lajm të mirë progresin e idesë së konferencës të nivelit të lartë deri në arritjen e marrëveshjes për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë.

Në një reagim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se rajoni nuk mund të merret zvarrë nga, siç u shpreh ai, një konflikt krejt i kotë.

Rama bën thirrje për një rajon të bashkuar në mënyrë që të çohet përpara procesi i integrimit. Po ashtu, sipas tij, kjo është koha që autoritetet e Kosovës të dëshmojnë me vepra që rajoni i përket Procesit të Berlinit dhe jo “ëndrrave të Kremlinit.”

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel.

 

 

Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal”, shkroi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img