Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, teksa ka folur në “Prime Time” për qeverisjen e kryeministrin, Albin Kurti ai e kritikoi këtë të fundit ashpër për mos dëgjimin e aleatëve.
Madje, Hamiti tha se njëra nga arsyet se përse u prish koalicioni mes LDK-së dhe VV-së ishte se LDK-ja s’ka dashur të jetë në qeverisje me Kurtin që kishte marrë një kurs antiamerikan.