Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbetur pa trajner që nga java e kaluar kur u shkarkua Alain Giresse.
Vendin e tij pritet ta zë legjenda e Milanit dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andry Shevchenko, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditut gazetari kosovar i afërt me Federatën e Futbollit të Kosovës, Ylber Kelmendi.
Postimi i plotë:
Ekskluzive
KOSOVA super atraktive për trajnerët e huaj.
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko i është propozuar FFK-së për selektor të Kosovës
Ish trajneri i kombëtares së Ukrainës dhe klubit italian Genoa është i gatshëm ta marr drejtimin e kombëtares tonë.
Përveç Shevchenkos edhe ish trajneri i Kamerunit Toni Conceição përmes agjentëve të tij ka shprehur dëshirë për të marrë drejtimin e ‘Dardanëve’
Sidoqoftë duke e parë CV e të dyve si trajnerë, kanë shumë pak gjasa!/