Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Kështu deklaroi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani.
“Kemi filluar procesin e shpronësimeve në lidhshmëri me stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, stadium i cili do të ngritët sipas standardeve të kërkuara nga UËFA dhe FIFA. Standarde të cilat do të mundësojnë fillimin e mbajtjes së garave ndërkombëtare në këtë stadium”, deklaroi Zogiani në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila vendosi që t’i ndajë 3,2 milionë euro për rinovimin e stadiumit që ndodhet në Mitrovicë.
Stadiumi “Adem Jashari” ishte bërë shtëpi e Kombëtares së Kosovës kur kësaj të fundit i ishte lejuar nga FIFA që të zhvillojë ndeshje miqësore.
Por, më pas mungoi mirëmbajtja e tij dhe ky stadium ka përfunduar në gjendje të mjerueshme.
Momentalisht, Kosova e ka veç një stadium, atë “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtares dhe të klubeve.