Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se demonstron rëndësinë e bashkëpunimit NATO – BE.
Ai tha se NATO e përkrah angazhimin e BE-së për ndërmjetësimin në dialog, me prezencë të forcave të KFOR-it në terren.
“Kemi rritur prezencën dhe u kemi bërë thirrje palëve të shtensionojnë situatën dhe të ndalen nga veprimet që mund të rrisin tensionet”, tha ai.
Stoltenberg po ashtu iu kërkoi Kosovës e Serbisë që të angazhohen në mirëbesim të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.