2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Avni Puka s’ka disertacion, organet ta hetojnë skandalin

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani u ka kërkuar organeve përgjegjëse që ta trajtojnë çështjen e disertacionit të doktoratës së dekanit të Juridikut Avni Puka, të cilën e ka ngritur me anë të një letre drejtuar Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,  para disa ditësh. Hasani ka përsëritur se në bazë të konfirmimeve që ka,  Puka nuk ka disertacion doktorate as në Itali e as në Kosovë.

Në një intervistë për ATV, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se shpreson që Rektorati, Ministria e Arsimit dhe Agjencia e Akreditimit do ta bëjnë publike nëse është ky që ka të drejt ose Avni Puka.

“Shpresoj që rektorati MAShT dhe AKA duhet të bëjnë publike nëse unë kam folë pa lidhje, ose pala tjetër, kush ka të drejt, ndryshe nuk shkohet përpara”, u shpreh Hasani në ATV.

Hasani thotë se organet shtetërore e kanë obligim që ta zbardhin skandalin.

“Kjo që e keni pa në publik para disa ditësh ka qenë dhe vazhdon të jetë një skandal, që unë besoj që organet shtetërore e kanë detyrim, përveç meje vetëm ORCA që monitoron ka reagu, se tjetër kush jo, që është keq” ka thënë Hasani.

Ish -rektori Hasani thotë se Puka u bë dekan, me shpresë që është kuadër i  “La Sapienza”, u shpreh ai.

Tutje, Hasani e ka ripërsëritur rrëfimin se ku I kanë lindur dyshimet se Puka nuk ka doktoraturë. Sipas tij, ai nuk ka qenë në gjendje “me i kërku gjërat themelore në restaurant në kroatisht dhe italisht” gjatë një qëndrimi të përbashkët në Kroaci.

“’S’ishte në gjendje. Ja shpjegova gjetjet, në restorant tha s’ishte në gjendje me lyp, psh kroatisht-italisht janë njejtë sikur në Shqipëri, mi lyp gjërat themelore në restorant”, tha ai.

“Kam marrë konfirmime në Romë e në Firencë, që nuk ekziston disertacioni, e dihet rregulli themelor që smundesh me doktoru pa pas disertacion. Ai disertacion që ishte dasht me qenë nuk është as në Itali as këtu, nuk është i qasshëm për publikun, që s’ka të drejtë askush me bë këtë, nëse e ka, se unë jam i bindur që se ka”, tha Hasani, transmeton Gazeta Express.

“Prandaj kjo logjikë e pandëshkueshmërise me mashtrime akademike, dokumente publike, në universitet, për plagjiaturië, i vjen radha edhe asaj, mendoj që duhet të ndërpritet”, tha Hasani.

Lidhur me denoncimin e Hasanit nuk ka reaguar dhe nuk i kanë kthyer përgjigje asnjëherë Gazetës Express, rektori Qerim Qerimi, as ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, as Agjencia për Akreditim e Kosovës, as fakulteti Juridik. Prodekanët e Juridikut kanë deklaruar për Express se nuk duan të përfshihen në këtë çështje.

Ndërkohë, Hasani ka konfirmuar për Express se nuk është kontaktuar as nga policia e as nga prokuroria për t’i ofruar dëshmitë të cilat i posedon dhe beson se Puka ka mashtruar.

Si përgjigje ndaj Hasanit, dekani Avni Puka ka paraqitur në publik një diplomë dhe ka paralajmëruar se ndaj Hasanit do të ndjek rrugët ligjore.

Por Hasani ka pohuar se diploma që ka paraqitur Puka është fiktive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img