-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Mehaj kanë vizituar kazermën Skënderbeu në Ferizaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmës një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin Kurti, kanë vizituar kazermën Skënderbeu në Ferizaj, ku siç ka shkruar ai, grupe nxënësish po ndjekin ligjëratat e njëkohësisht po zhvillojnë dhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës Edukim për Siguri, që pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor për më shumë se 2000 nxënës.

“Përmes kësaj lënde nxënësit do të marrin njohuritë elementare mbi sigurinë dhe mbrojtjen, me qëllimin që krahas shkathësive dhe pandashëm nga edukimi i tyre arsimor të kultivojnë dhe ndjenën e shërbimit ndaj atdheut, si obligim moral ndaj vendit”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka falenderuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për bashkëpunimin e mbështetjen e ofruar në këtë projekt madhor për të ardhmen e vendit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img