Dy nga emrat më të përfolur në garën për të qenë president të SHBA janë Joe Biden presidenti aktual dhe ish-presidenti Donald Trump.
Por të dy janë duke u përballur me një sëre problemesh.
Nga njëra anë Trump vijon beteja e tij me drejtësinë për një sërë çështjes të hapura. Nga ana tjetër presidenti Biden është në qendër të vëmendjes për gafat e tij në publik por edhe për gjendjen shëndetësore.
Së fundmi raportohet se presidenti Joe Biden, 80 vjeç, ka filluar të përdorë një aparat për të trajtuar problemet e tij shëndetësore. Në fytyrën e tij janë vënë re edhe shenjat e aparaturës e cila ndihmon të sëmurët të marrin frymë kur flenë.
Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i vjetër i vendit – dhe Shtëpia e Bardhë pyetet është pyetet për shëndetin e tij, veçanërisht pasi ai shpalli kandidaturën për një mandat të dytë.
E pikërisht mosha sipas sondazheve është një nga pikat që penalizon më shumë Joe Biden.