Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka numëruar shtetet mosnjohëse të Kosovës, me të cilat Daçiq ka pasur aktivitet diplomatik tre muajt e fundit dhe i ka falenderuar për mos njohjen e Kosovës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
‘MARRËVESHJA (franko-gjermane) E MIROSLAVIT’
… Morocco, Cambodia, Kyrgyzstan, Mozambique, Kenya, Angola, Algeria, Cuba, Ethiopia, Azerbaijan, Georgia, Argentina, Eritrea, Zimbabwe, Rwanda, Vietnam, Eswatini, Cameroon, Guatemala, Cyprus, Paraguay…
Këto janë disa nga shtetet mosnjohëse me të cilat Daçiqi ka pasur aktivitet diplomatik vetëm 3 muajt e fundit – me shkëmbim vizitash, pritje, telefonata, takime me ambasadorë respektiv apo falënderime për respektim të të ashtuquajtur ‘integritet territorial të Serbisë’ pra falënderim për mosnjohjen e Kosovës!
Kaq për pikën 4 të ’Marrëveshjes së Miroslavit’ dhe për ndëshkimet e BE-së ndaj Serbisë!
Kaq për cilësimin ‘njohje defakto’ nga qeveria dhe një parti opozitare!