Një tërmet me magnitudë 3.7 ka ndodhur në orën 12:19,në Poggibonsi, në zonën më të gjerë të qytetit të Sienës, në rajonin e Toskanës.
Lëkundjet kishin një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe u ndjenë edhe në Firence.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka të lënduar dhe vetëm dëme të kufizuara materiale janë shënuar në Katedralen e Sienës, ku është shembur një pjesë e vogël e suvasë së fasadës./abcnews.al