Myslimanët në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit që shënon fundin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.
Përndryshe, Kurban Bajrami është një nga festat më të mëdha në kalendarin islamik, shkruan aljazeera.com.
E njohur si “Festa e Sakrificës”, kremtimi përkon me ritet e fundit të Haxhit vjetor në Arabinë Saudite.
Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e Profetit Abraham për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.
Besimi thotë se Zoti ia kurseu djalin duke vendosur një dash në vend të tij.
Dita shënohet me flijimin e një kafshe, zakonisht dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit ndërmjet fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.