2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Paditet mjeku se ka tentuar të pengojë dëbimin e kosovarit

Dr. Gallhofer ka trajtuar një rom të traumatizuar 32 vjeçar nga Kosova, të cilin pastaj në fillim të marsit dy policë e kishin marrë nga klinika duke e arrestuar dhe pastaj dëbuar në Kosovë

Rasti i një mjeku që ka tentuar të pengonte dëbimin në Kosovë të një refugjati me sëmundje mentale po bën jehonë të madhe në Gjermani, pasi që autoritetet e qytetit (Wetterau) kanë bërë kallëzim penal kundër tij.

Dr. Gallhofer, kështu quhet mjeku psikiatër udhëheq Klinikën Psikiatrike në kuadër të Spitalit Universitar në Giesen. Ai ka trajtuar një rom të traumatizuar 32 vjeçar nga Kosova, të cilin pastaj në fillim të marsit dy policë  e kishin marrë nga klinika duke e arrestuar dhe pastaj dëbuar në Kosovë. Qarku Wetterau duke e akuzuar mjekun Gallhofer e fajëson atë se ka provuar ta pengojë dëbimin dhe me këtë veprim ka shkelur ligjin për qëndrimin e të huajve në Gjermani.

Pas kësaj kanë reaguar qarqet e majta në regjion. Kështu partitë SPD dhe “Partia e majtë” e quajnë revanshim qëllimkeq dhe manovër e tejdukshme veprimin e shtetit në këtë rast. Mjeku me renome, sipas përfaqësuesit të SPD-së, Merz, në këtë mënyrë tentohet të heshtet dhe të frikësohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img