Besimtarët myslimanë në botë sot festojnë Kurban Bajramin.
Kësaj feste i prin përmbushja e njërës prej pesë shtyllave kryesore të islamit, Haxhit.
Një numër i besimtarëve nga Kosova, po qëndrojnë në vendet e shenjta.
E në këtë festë të madhërishme, mysafir në programin e mëngjesit në Klan Kosova ishte edhe hoxha Shefqet Krasniqi.
Krasniqi tha se nuk e njeh ndonjë person i cili ka shkuar në Haxh dhe që është penduar.
“Që thotë nuk shkojë më. Më ka ardhur shpirti deri këtu, gati vdiqa, nuk mund të ha bukë. Por, që të gjithë thonin “Si të kem mundësi të shkojë edhe njëherë”, tha Krasniqi.
“Çka tregon kjo? Kjo tregon për një ushqim shpirtëror që e ka marrë “Haxhiu” atje, i cili ushqim shpirtëror e mban atë derisa të vdes. Dhe kur e sheh atë vend ai loton, dhe kur i përcjell të tjerët për atje, ai prapë loton”, theksoi ai.
“Le të shkojnë në deti, le të shkojnë në perëndim, kudo le të shkojnë, le të heqin çka kanë hequr në Haxh, në shkofshim më, hajde fol me mua”, shtoi hoxha.