Një punëtor ka vdekur të martën në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai po trajtohej në QKUK pasi më 19 qershor ishte lënduar në vendin e tij të punës në Pejë, njoftoi Policia në raportin e saj 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.