Ish-kryeinspektoi i AKI-së, Burim Ramadani ka shpjeguar konceptin e “Serbisë së Madhe” dhe “Botës Serbe”.
Ramadani përmes një videoje ka thënë se kjo “ëndërr” e Serbisë, paraqet kërcënim direkt dhe serioz për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, të kërcënuara në veçanti janë Kosova dhe Bosnja Hercegovina të cilat ende nuk janë shtete anëtare të NATO-s.
“Programi i Serbisë së Madhe mbetet kërcënimi kryesor ndaj popujve të Ballkanit. Lidershipi i Serbisë ka një ëndërr nga e kaluara. Ëndrrën e Serbisë së Madhe. Ëndrrën e Botës Serbe. Kjo paraqet një kërcënim direkt dhe serioz ndaj shteteve fqinje në Ballkanin Perëndimor në veçanti është kërcënim ndaj Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës derisa shtetet e tjera veç janë anëtarësuar në NATO.”, shpjegon Ramadani.
Derisa Serbia mbetet në ëndrrën e vjetër disa shekullore shmangia e përhershme e kërcënimit të Serbisë ndaj shteteve tjera në dimension ushtarak do të arrihet kur Kosova bëhet anëtare e NATO-s dhe pastaj Bosnja e Hercegovina arrijnë të tejkalojë vetin e Serbisë brenda saj.”, tha tutje ai.
Ramadani tha se promovuesit e këtyre ideve fashiste vazhdojnë të mbeten vendimmarrësit kryesorë të politikave shtetërore në Serbi.
“Shumë nga këto pyetje, në realitet, vetvetiu tregojnë edhe kërcënimin serioz që Serbia po u shkakton shteteve fqinje, ne veçanti shteteve që nuk janë anëtare të NATO-s. Në rend të parë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Sepse, promovuesit e këtyre ideve fashiste mbeten vendimmarrësit kryesorë të politikave shtetërore dhe të sigurisë në Serbi.”
Si promovuesit më të mëdhenj të ” Serbisë së Madhe”, Ramadani përmendi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Drejtorin e Policisë Sekrete, Aleksandër Vulin.
‘Serbia sot është në duart e dy Aleksandarve – Aleksandar Vucic dhe Aleksandar Vulin. Të dy promovues të fortë të Serbisë sëMadhe dhe Botës Serbe. Njëri President i Serbisë dhe tjetri Drejtor i Policisë Sekrete! Dy kërcënuesit kryesorë të sigurisë në Ballkan!”, tha ai.
“Termi Serbi e Madhe (serbisht: Велика Србија Velika Srbija) përshkruan ideologjinë nacionaliste dhe irredentiste serbe të krijimit të një shteti serb i cili do të përfshinte territoret e shteteve tjera të tashme. Politika e Serbisë së Madhe u formulua në vitin 1844 në platformën “Naçertanije”. Kjo ishte një program politik sekret i Principatës së Serbisë, që u hartua nga Ilija Garashanin. Por, si ide ajo ishte formuluar edhe më herët. Personi i parë që artikuloi idenë e pan-serbizmit ishte Dositej Obradović (1739–1811).”, shpjegon ai.