12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla uron qytetarët për Kurban Bajram e në veçanti policët: Puna e tyre na mundëson të festojmë të qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar të gjithë qytetarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Por, Sveçla në veçanti uron policët, sidomos ata që janë në detyrë.

“Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë”, u shpreh ai.

Postimi i tij i plotë:


Të dashur qytetarë të Kosovës të besimit mysliman, ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Qofshi të gëzuar sot bashkë me familjarët dhe të afërmit tuaj. Shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tonë.

Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë.

Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit.

Edhe një herë, gëzuar të gjithëve!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img