9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

I riu shqiptar “pushton” gazetat e huaja, nuk do ta besoni arsyen!

Për Deni Hoxhën, 19-vjeçarin nga Shqipëria po shkruajnë edhe mediat e huaja.

Deni Hoxha nuk është i panjohur për publikun shqiptar, por jo vetëm. Disa kohë më parë mediat dhe portalet shqiptare folën mbi suksesin e këtij të riu, student në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në muajin janar të këtij viti, si student në Amerikë  ai ndau eksperiencën e tij të studimeve, përpara stafit të Departamentit të Shtetit në Washington, DC. Deni ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit.

Gjatë verës së 2016-ës , ai  jetoi dhe studioi arabisht në Jordani, nëpërmjet Departamentit të Shtetit me një burse që i përfshinte të gjitha dhe në dhjetor u zgjodh një nga 4 studentët që prezantuan eksperiencën jashtë shtetit përpara stafit të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Gazeta amerikane “Telegram.com” sjell historinë e Denit duke përshkruar jetën e tij, si një student shqiptar i cili që prej 2010-ës jeton në Amerikë së bashku me familjen e tij. Po kështu, gazeta flet edhe për dashurinë e tij për të mësuar gjuhët e huaja, si një fuqi e jashtëzakonshme. Deni si moto të tij mban thënien e Nelson Mandelës, ish presidentit të Afrikës së Jugut dhe i njohur ndryshe si luftëtari i lirisë.

“Më pëlqen citimi i Nelson Mandelës i cili thotë: nëse flasim me njerëzit në gjuhën që ata kuptojnë, kjo shkon në mendjen e tyre. Por, nëse flasim me gjuhën e tyre amtare, kjo shkon në zemrën e tyre. Kjo tregon respekt, sepse je në gjendje të krijosh lidhje më të thella me njerëzit, kur flet gjuhën e tyre”, shprehet Deni për gazetën amerikane.

Më tej, gazeta shkruan se “Hoxha udhëtimin e tij për të mësuar gjuhën e nisi në 2014-ën, kur ai fitoi një bursë nga Departamenti i Shtetit Amerikan që ofronte bursa për studime të gjuhëve jo tipike për t’u mësuar në shkolla. Pasi mori nënshtetësinë amerikane, ai aplikoi për të mësuar arabisht pjesërisht, ndoshta edhe për të larguar nga vetja disa nga “idetë e gabuara në lidhje me Lindjen e Mesme”, të përhapura në SHBA.

Sipas “Telegram.com”, Deni Hoxha aspiron që një ditë të shërbejë si diplomat i huaj për Departamentin e Shtetit, dhe për këtë shërben edhe mundësia që gëzoi vitin e kaluar duke treguar fuqinë që mbart të mësuarit e gjuhëve të huaja.

“Mendoj se çdokush mund të mësojë gjuhë të huaja. Ky është një aset i madh dhe ndryshon mendjen. Përmes gjuhëve të huaja, ti je i hapur për ide dhe prespektiva të reja”, përfundon Deni për gazetën amerikane.

Deni gjithashtu është edhe drejtues i organizatës “Team Albanians” ku promovon vlerat dhe turizmin shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë. Që prej 2015-ës, në faqen zyrtare të “Team Albanias” në Twitter-in,  shumica e ndjekësve janë shqiptarë nga Amerika, Anglia, Franca dhe disa nga Shqipëria. Në disa projekte ka bashkëpunuar edhe me Eliza Dushkun apo shqiptarë të tjerë me famë botërore.

Pas prezantimit të Departamentit të Shtetit, Deni u vlerësua për studimin në zyrat e American Councils, ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falënderoi për punën si përfaqësues i programit NSLI-Y. /ATA/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img