1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Shpërbëhet grupi i trafikimit të qenieve njerëzore në Çeki, 14 persona përfundojnë në pranga

Të dyshuarit dyshohet se kanë organizuar transportin e të paktën një mijë emigrantëve të paligjshëm që nga viti 2021, duke fituar të paktën 1 milion euro.

Policia çeke ka njoftuar ditën e sotme se ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për kontrabandimin e emigrantëve nga Turqia në Evropën Perëndimore.

Dyshohet se ata kanë organizuar transportin e të paktën 1000 emigrantëve të paligjshëm që prej vitit 2021, duke fituar rreth 1 milion euro nga aktiviteti i paligjshëm.

Në pranga përfunduan gjithsej 14 shtetas, kombësitë e të cilëve nuk janë zbuluar, ndërsa këta të fundit përballen me 16 vite burg nëse dënohen për veprat që akuzohen.

Emigrantët e paligjshëm kryesisht nga rajonet e Lindjes së Mesme kanë përdorur Çekinë si një vend tranzit në rrugën e tyre për në Perëndim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img