Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar audio-incizimin i cili është publikuar në rrjetin rus Telegram, ku pretendohet për një bisedë që është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Kryeziu ka thënë se incizimi në fjalë është “deepfake” (zë i montuar) dhe sipas tij ka për qëllim të mashtrojë publikun.
“Një audio shqetësuese deepfake po qarkullon aktualisht në kanale dhe media të ndryshme sociale, duke përfshirë Tëitter-in, me qëllim për të mashtruar publikun. Edhe një herë rikujtojmë rreziqet që përmbajtja e rreme dhe e manipuluar paraqet për të vërtetën, demokracinë dhe në fund të fundit paqen”, ka shkruar ai në Twitter.
Edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë thirrje që të mos besohet gjithçka që publikohet në mediet sociale ose në aplikacionet tjera.