3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani nga samiti në Mal të Zi: Jam këtu t’i rikonfiromoj përpjekjet tona për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi.

Osmani ka thënë se ndodhet në këtë samit për të rikonfirmuar përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt brenda institucioneve euroatlantike. Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Osmani.

Në këtë samit po marrin pjesë liderë dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, ndër ta edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img