Afron Dika kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së saj të bujshme me këngëtarin Blero.
Pas divorcit ky i fundit e kishte akuzuar ish-bashkëshorten se “e kishte dashur vetëm për interes”.
Afron nuk është se u morë shumë me deklaratat e Bleros, teksa kohë pas kohë në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar edhe foto me të dashurin e ri, por pa ia zbuluar fytyrën.
Sot ajo në Instastory ka postuar një foto të këpucëve të nusërisë me mbishkrimin “Sot është një ditë mjaftë speciale”.
Bëhet fjalë për martesën e saj apo të dikujt tjetër mbetet ta shohim