Testosteroni është një hormon që ndikon në shumë funksione të ndryshme në trup. Kontribuon kryesisht në zhvillimin e dëshirës seksuale, masës kockore, shpërndarjes së yndyrës dhe prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Sipas Eat This, testosteroni gjithashtu ndikon në masën dhe forcën tonë të muskujve.
Edhe pse niveli i këtij hormoni të rëndësishëm ndikohet nga shumë faktorë, si obeziteti, marrja e disa ilaçeve apo funksioni i tiroides, një rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi.
Prandaj, dietologët kanë veçuar tetë ushqime që janë vërtetuar se rrisin nivelet e testosteronit.
Ato janë si më poshtë:
fara kungulli
xhenxhefil
arra
agrumet
guaca deti
vera e zezë
qumështi
salmoni.