Një çift në Prishtinë janë konfrontuar fizikisht në orët e vona në gjendje të dehur.
Gruaja ka thënë para policisë se ka patur një fjalose por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur ngase ishte e dehur.
Tek ajo janë vërejtur shenja dhune në buzë dhe qafë. Edhe burri i saj ka thënë se e di që ka patur një zënkë me bashkëshorten, por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur mes tyre, shkruan Indeksonline.
Çifti me mbiemrin Krasniqi janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është inicuar si dhunë në familje.