Një gazetar serb ka raportuar se është sulmuar nga një serb tjetër derisa ishte duke bërë fotografi në Liqenin e Ujmanit.
Ai ka thënë se është kanosur dhe se i është marrë telefoni.
I dyshuar është arrestuar nga policia.
Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij.
Me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.