-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

MPB pas sulmit mbrëmë në veri: Tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën – duhet reagim i ashpër nga të gjithë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve”.

MPB-ja bëri të ditur se sipas ekspertizës dyshohet se objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore e llojit M75.

“Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”, thuhet në reagim.

Tutje, ministria tha se këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img