Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Podgoricë ku do të merrë pjesë në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
E para e shtetit tashmë ka mbërritur në vendin ku do të mbahet samiti në Podgoricë , ku është pritur nga presidenti i Malit te Zi, Jakov Milatoviq.
Gjatë samitit delegacionet e 13 shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë për paqen, sigurinë, stabilitetin e zhvillimin politik e ekonomik të vendeve të rajonit.
Sipas një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se në këtë Samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.