-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çka po i shkakton vërshimet?

Sasia e madhe e ujit që përfshiu Pejën krijojë një kaos në disa lagje të këtij qyteti.

E vërshimet mbuluan disa shtëpi të shtunën pasdite.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut u shkaktua përmbytje ku si pasojë dy persona humbën jetën.

Por jo vetëm ky qytet, në javët që lamë pas u vërshuan edhe Prishtina, Vushtrria, e Fushë Kosova.

Sipas eksperti të ujërave, Skender Bublaku këto vërshime po ndodhin si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Por ai përmend si arsye edhe infrastrukturën.

“Reshjet e shtuara, ose sasia më e madhe e reshjeve që është për 20%. Kur kësaj i shtojmë edhe fenomenet ekstreme që po paraqiten, e që lidhen me reshjet afatshkurtra si@ ka ndodhur rasti i Pejës, kur për një kohë shumë të shkurtër ka rënë një sasi prej 50 milimetrave dhe atë në një territor relativisht të kufizuar urban dhe suburban. Kjo nënkupton që  krijohen kushte shumë të favorshme për vërshime të shpejta. Faktorët tjerë janë normalisht infrastruktura”, sqaroi ai për Tëvë1.

Për këtë ai tregon disa nga hapat që duhet të ndërmerren që të minimalizohen këto dëme.

“Mirëmbajtja, eliminimi i pengesave nëpër kanale kulluese ose prrocka, ose zgjerimi i tyre…”, shtoi Bublaku.

Që njeriu është njëri nga shkaktarët e këtyre vërshimeve e thotë edhe eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti. Ndër faktorët që ndikojnë në vërshime, ai renditi edhe infrastrukturën.

Ndërhyrjet pa kriter në mjedis po ndikojnë që të ketë përmbytje edhe sipas profesorit, Sami Makollit.

Në muajin janar u nga vërshimet patën dëme të mëdha material edhe qyteti i Skenderajt, Mitrovicës, Klinës e Istogut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img