Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është pyetur në emisionin “Majtas jo Djathtas”, të T7, se a i dëgjon Kurti këshilltarët e tij.
Zulfaj ka thënë se Kurti është njeri i dijes dhe rrjedhimisht kërkon këshilla të argumentuara.
”Kryeministri është njeri i dijes dhe kërkon që këshillat të jenë të argumentueshme. Është një bashkë-bisedim me kryeminsitrin dhe është i angazhim me secilën çështje”, ka thënë ai.
“Puna është kolektive, por është edhe kënaqësi me qenë pjesë e një ekipi që e shoh që të gjithë janë duke punuar me vullnet dhe pa interesa specifike, pra vetëm me kauzë”, ka deklaruar ai.
Zulfaj ka treguar se është edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar kështu pë rrugën e tij deri te zyra e kryeministrit.