5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Profesori nga Drenasi konvertohet në fenë katolike

Shpend Rrukiqi nga Drenasi është konvertuar në fenë katolike.

Njoftimi është bërë nga Kisha e Llapushnikut.

Sipas njoftimit, profesor Shpendi jeton në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër është me Dardaninë tonë të dashur.

Njoftimi i plotë nga Famullia “Shën Abrahami” në Llapushnik:

Kisha Universale Katolike e në veçanti ajo e Llapushnikut në Drenicë është shumë e lumtur që në gjirin e saj ka pëqafuar familjen e profesorit Shpend Rrukiqi nga Drenasi, të cilët jetojnë në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër janë me Dardaninë tonë të dashur.

Profesor Shpendi është drejtor i një shkolle në Vanesborgs të Suedisë që përveç obligimeve ndaj shtetit suedez punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar.

Ndryshe, prof. Shpendi ka botuar edhe tre libra me tematika të ndryshme.

Urime pagëzimi, krezmimi dhe kungimi familje e nderuar Rrukiqi!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img