0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja për tokë në Gjakovë, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetëmbrojtje

Një kontest për këtë pronë në fshatin Madanaj të Gjakovës, dyshohet se u bë shkak që të ndodhë një vrasje e dyfishtë.

Vrasjen e dy vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, dyshohet se e kreu Gjergj Gjokaj.

Gjokaj, edhe pse ka vendosur që të mbrohet në heshtje, një verzion të tij për ngjarjen ia ka treguar avokatit, Ndrec Dodaj.

Sipas Gjokajt, vrasjen ai e kreu me armë tashmë të të ndjerëve.

Ndrec Dodaj, avokat i Gjergj Gjokaj ka thënë se “I dyshuari për momentin pretendon se arma është e viktimave. Se thotë jam goditë me atë armë, sepse e kanë pasur nj kacafytje, e ai thotë se ua ka nxjerrë armën prej dorës. Kështu pretendon. Mirëpo, megjithëse kjo rrethanë për momentin është shumë e paqartë. Këto do t’i pretendojnë edhe disa prova që janë gjetur në vendin e ngjarjes. E di që ka edhe disa CD”.

Avokati Dodaj thotë se edhe vet Gjokaj u plagos me armë dhe tregoi që edhe gjatë së hënës klienti i tij u trajtua në spitalin e Pejës.

Dodaj tutje ka thënë se “Gjendja e tij për momentin nuk është aq serioze, mirëpo edhe e lehtë nuk është. Ka lëndime në kokë të shkaktuara prej mjeteve të forta. Sipas të dyshimtit, lëndimet i ka marrë prej armës së atyre. Ka edhe një predhë në këmbën e djathtë, nën gju”.

Mirëpo, në policinë e Gjakovës nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe persona të tjerë të jenë të përfshirë në këtë vrasje.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i PK-së në Gjakovë ka thënë se “Hetimet janë duke vazhdu edhe në këto momente. Policia në çdo fazë të hetimit supozon ose ka indikatorë që ka edhe të dyshuar të tjerë”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, nga të cilat ai pret të zbardhet shumëçka.

Organeve të rendit punën do t’ua lehtësojnë edhe kamerat e sigurisë, të cilat mësohet të kenë incizuar gjithë ngjarjen.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të së dyshuarit, gjatë ditës nuk është mbajtur seanca për caktim të masës së paraburgimit.

E konflikti për pronën që solli vrasjen është disa vjeçar.

Viktimat kanë pretenduar se kjo ka qenë toka e tyre.

Megjithatë, atë në një proces të privatizimit, e ka blerë Gjon Gjokaj.

Televizioni Dukagjini ka mësuar se edhe Gjon Gjokaj në të kaluarën ka pasur probleme me tashmë të ndjerët, të cilët nuk e kanë pranuar atë si pronar legjitim të tokës.

I dyshuari për vrasje, Gjergj Gjokaj tokën e kishte vetëm në shfrytëzim.

E shtëpia e viktimave, ndodhet pak metra nga vendi ku ndodhi vrasja.

Ndërkohë familjarët nuk kanë dashur të flasin gjatë ditës për mediat.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img