3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Agron Mustafa: Nuk do të kandidoj për kryetar të Prishtinës

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit në Kosovë pritet të sjellin një garë të nxehtë në Prishtinë mes partive politike se kush do ta fitojë mandatin e ardhshëm katër vjeçar për qeverisje të Prishtinës.

Disa nga subjektet politike ende nuk kanë i bërë publike se kush janë kandidatët potencial që do të jenë në garë për të parin e Prishtinës, e disa tashmë veç kanë nisur t’i përmendin emrat e mundshëm të kandidatëve të tyre.

Ka qenë kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ai i cili ndonëse nuk e ka mohuar e as pranuar zyrtarisht kandidimin e tij për të parin e Prishtinës, ka përmendur si kandidat të mundshëm, drejtorin menaxhues të VALA-s, Agron Mustafën.

Agron Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet që mbahen këtë vit.

“Dua të potencoj që unë Agron Mustafa, në këto zgjedhjet lokale të parapara të mbahen këtë vit, nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së”, ka thënë Mustafa.

Ai më pas ka pohuar se emri i tij për më shumë se një vit e gjysmë është lakuar si njëri nga kandidatët e mundshëm për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Megjithatë dua të potencoj që unë jam i përkushtuar në punën të cilën aktualisht ushtroj, drejtor Menaxhues i Telekomit të Kosovës, dhe për aq kohë sa të kem mandatin do të mbetem në këtë pozitë”, u shpreh Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img