-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

AUV: Mos therni kurbane jashtë thertoreve të licencuara

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës iu ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë në Kosovë që therjen e kurbanëve mos ta bëjnë jashtë thertorëve të licencuara nga kjo agjenci.

“Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jenë kontrolluara. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi i nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum”, thuhet në njoftim.

Thertoret posedojnë teknike, sanitare dhe higjienike, posedojnë ambiente, temperatura dhe pajisje adekuate për therje të sigurta.

“Inkurajojmë të gjithë qe të përdorin mjete adekuate gjatë tregtimit prej fermës, në thertore. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, thekson AUV-i.

Therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit qe shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore.

Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave. Si shoqëri, kemi për obligim të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img