13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria tregon motivin e vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë, i dyshuari në spital nën mbikëqyrjen e policisë

Vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj, 42 dhe 38 vjeç, u privuan mbrëmë nga jeta në fshatin Madanaj të Gjakovës. Prokuroria Themelore e Gjakovës konfirmon për Gazetën Express se motivi i vrasjes së dyfishtë ka ardhur si rrjedhojë e problemeve pronësore. I plagosur mbeti edhe i dyshuari.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, gjithashtu konfirmon se i dyshuari ndodhet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe i njëjti po qëndron në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

“Duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, ju njoftojë se lidhur me këtë çështje motivi deri te vrasja e dy personave ka ardhur si rrjedhoj e problemeve pronësore. I dyshuari gjendet ne ndalim policor prej 48 oresh dhe i njejti është në mbikqyrje të policisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë sepse është i plagosur”, tha Batusha për Gazetën Express.

Zëdhënësi Batusha informon se brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“Prokurori kujdestar kundër të pandehurit, brenda afatit ligjor në gjykaten kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e paraburgimit”, tha Batusha për Gazetën Express.

Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast kanë sekuestruar disa gëzhoja.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole.

“Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img