13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi i policëve të kidnapuar nga forcat serbe, flet familjarja e njërit prej tyre

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Shemsi Mustafa, që ishin kidnapuar më 14 qershor nga policia serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar gruaja e Shemsi Mustafës. E njëjta ka bërë të ditur se përveç lirimit, nuk ka ndonjë informacion tjetër.

“Po, i kanë liru, por ende nuk dijmë se kur vinë”, ka deklaruar shkurtimisht ajo për mediumin.

Zeka, Sefi dhe Mustafa u rrëmbyen nga Njësia Speciale serbe në mënyrë të orkestruar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se policët kufitarë u rrëmbyen brenda kufijve të Kosovës, derisa po kryenin punën e tyre.

Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se policët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit, sipas tij në territorin serb.

Lirimi i tyre vjen pas kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për lirimin pa kushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img