11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Thyhet Zyra për Regjistrim Civil në Podujevë, vidhet kasaforta e PTK-së

Persona ende të panjohur për policinë, kanë plaçkitur gjatë natës së kaluar,  Agjencinë për  Regjistrim Civili në Podujevë.

Cak  i plaçkitjes ishte kasaforta e  PTK së, e cila ndodhet brenda objektit.

RTK ka kuptuar se në pamundësi të hapjes së kësaj kasaforte, plaçkitësit e kanë marrë tërësisht me vete.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër  që plaçkitet ky institucion.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ,por deri me tani nuk ka të dyshuar.Si pasojë e demolimit  te zyrave  të Agjencisë dhe hetimeve,  puna në këtë institucion nuk ka nisur sot (e hënë), kurse qytetarëve të Podujevës, u është rekomanduar që shërbimet për të cilat kanë nevojë, t’i  kryejnë ne Prishtinë.

Policia e Kosovës edhe më tej ëhstë duke kryer hetimet dhe më vonë pritet të dalë me sqarim, nëse përveç kasafortës së PTK-së, është vjedhur edhe ndonjë gjë tjetër nga kjo zyrë.

Përndryshe, Zyra për Regjistrim Civil është vendi ku aplikohet për të gjitha dokumentet personale si letërnjoftim, pasaportë, patentë shoferë, regjistrim të automjeteve etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img