Sot Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati bëri prezantimin e Planit të Veprimit për Siguri në Shkollat e Prishtinës.
Ky plan parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milionë Euro në vit dhe do të implementohet nga Komuna e Prishtinës.
Përmes një prezantimi, Musmurati njoftoi që plani parasheh shumë aktivitete si: vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla, rritja e numrit të psikologëve, zhvillimi i protokoleve për raportim të dhunës, rritja e sigurisë prej shkollës në shtëpi, inspektimet e lokaleve afër shkollave, etj.
Plani i Sigurisë është hartuar në bashkëpunim me nxënësit, prindërit, shkollat, Policinë e Kosovës, organizata jo qeveritare e shumë akterë të tjerë.