4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Burri në Fushë Kosovë i hyn dajak gruas shkaku i xhelozisë, ajo e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Dyshimet për tradhti e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës fizike e psikike që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe motiv dyshohet të jetë xhelozia.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dashuri i saj e ka kapur për fyti, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari këtë e ka bërë për shkaqe xhelozie dhe për pasojë e ka frikësuar bashkëshorten, për çka ajo vendosi të kërkojë ndihmë në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img