Alma Kaci, gruaja që shfaqet në videoskandalin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici, u arrestua 2 ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme – SPAK.
Euronews Albania ka zbardhur dëshminë e 40-vjeçares në Prokurori, ku ajo tregon se si ishte takuar me Safet Gjicin në zyrën e tij ditën që është filmuar videoja seksuale.
Kaci thotë se me Gjicin e kishte lënë të takohej rreth orës 9:30 të mëngjesit në zyrën e tij, ndërsa shton se me vete kishte dokumentet e projektit për sterilizimin e qenve të rrugës për të cilin foli me të pas aktit seksual.
Ajo tregon se marrëdhënia seksuale që shfaqet në videon që qarkullon ka ndodhur me dëshirën e saj pasi siç thekson “mendonte se ndoshta Safet Gjici kishte nisur të kishte një pëlqim për të”.
“Pasi hyra në atë zyrë, lashë mbi tavolinë dokumentet dhe dosjet që kisha përgatitur dhe kryetari më tha lëri aty se flasim pastaj. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale, videoja ku dukem unë duke kryer një akt seksual me kryetarin e bashkisë. Këtë herë veprimi i kryer nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja se ndoshta shtetasi Safet Gjici kishte filluar të kishte një pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti që shfaqet në video, kryetari thirri në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenve dhe kemi shkëmbyer adresën e-mail, ku unë do ia nisja në format elektronik projektin nënkryetarit që quhej Granit”, dëshmon Kaci.