Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Ky proces gjyqësor do të nisë në orën 9:30.
Deri tani në këtë proces gjyqësor të Shalës janë dëgjuar shtatë dëshmitarë, ndërkaq kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është kundërpërgjigjur në parashtresën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, të cilët kanë kërkuar që të zëvendësohet masa e paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.