SPAK duket se ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin.
Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.
Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.
Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami. Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.
Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17 vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.
Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakur socialist kanë manipuluar proçesin e votimit.